Korea e Veriut i ka borxhe Gjermanisë

Bota

Korea e Veriut i ka borxhe Gjermanisë

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 18 maj 2017 Në ora: 14:33
Berlin

Në mes të Berlinit ndodhet një Hostel në pronësi të Koresë së Veriut. Megjithatë ajo ka anën problematike - ka borxhe taksash kundrejt landit gjerman Berlin ose konkretisht dhjetë milion euro, shkruan  „Süddeutsche Zeitung“.

Për shkak të sekreteve të taksave nuk ka dokumenta zyrtare, por sëpaku nga 2004 një pjesë e ambasadës së Koresë Veriore në Berlin përdoret si Hostel dhe kjo duhet të sjellë 40.000 euro taksa në muaj. Sipas mediave gjermane Korea e Veriut shpesh mundohet në rrugë ilegale të fitojë paratë për financimin e regjimit në Pjongjang.

Hosteli i Koresë Veriore në Berlin ka 435 shtretë, ku rezervimi në dhomën me katër persona kushton 17 euro, ndërsa një dhomë individuale kushton 80 euro.

Mes Hostelit dhe ambasadës ka një pengesë rrugore dhe sipas dokumentave ky hostel ndodhet në Gjermani dhe jo “në Korenë Veriore.”

Korea e Veriut përballet me sankcione ndërkombëtare si pasojë e programit të saj bërthamore./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat