Pas Arabisë Saudite, Trump viziton Izraelin

Bota

Pas Arabisë Saudite, Trump viziton Izraelin

Më: 22 maj 2017 Në ora: 07:41
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump, viziton Izraelin dhe territoret palestineze, derisa vazhdon udhëtimin e tij të parë jashtë vendit.

Ai fluturon nga Arabia Saudite, një aleat kyç i SHBA-ve, ku  mbajti një fjalim  para udhëheqësve arabë dhe myslimanë në një samit.

Trump do të takohet me udhëheqësit izraelitë dhe palestinezë gjatë rrjedhës së ndalimit të tij dy ditor.

Presidenti e ka quajtur marrëveshjen e paqes izraelito-palestineze "marrëveshje përfundimtare", duke mos specifikuar se si duhet  të realizohet një gjë e tillë.

Ai ka thënë se preferon  që të dyja palët të vendosin në bisedime të drejtpërdrejta.

Në një samit në Riad të dielën, Trump u bëri thirrje udhëheqësve arabë dhe myslimanë të marrin drejtimin në luftën kundër militantëve islamikë, duke u bërë thirrje atyre që t'i "dëbojnë ata nga kjo tokë".

Ai veçoi Iranin, duke thënë se vendi "ushqeu zjarret e konfliktit sektar dhe terrorit" në rajon për dekada të tëra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat