Stoltenberg: SHBA mbështesin sigurinë në Evropë

Bota

Stoltenberg: SHBA mbështesin sigurinë në Evropë

Më: 24 maj 2017 Në ora: 14:17
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg përshëndeti të mërkurën ngritjen e shumës të të hollave për mbrojtje në kuadër të buxhetit amerikan dhe tha se kjo paraqet shenjë të mbështetjes së Uashingtonit për sigurinë në Evropë.

Stoltenberg tha se ky hap paraqet mbështetje për mbrojtjen kolektive jo vetëm me fjalë, por edhe në vepër nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, transmeton AP.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat