Tusk: Nuk jam tërësisht i bindur se ndajmë pozicione dhe mendime të njëjta me presidentin Trump sa i takon Rusisë

Bota

Tusk: Nuk jam tërësisht i bindur se ndajmë pozicione dhe mendime të njëjta me presidentin Trump sa i takon Rusisë

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 25 maj 2017 Në ora: 14:08
Presidenti amerikan, Donald Trump

Nga takimi i parë i lartë mes përfaqësuesve të BE dhe presidentit amerikan Donald Trump, krahas lajmeve të gëzueshme ka edhe lajme jo fort të kënaqshme.

Sipas mediave gjermane autoritetet amerikane kanë vendosur që kritikuesi europian, Ted Malloch, nuk do jetë ambasador i SHBA në Bruksel dhe kjo është pritur mjaft mirë. Bile në rast se vendosej diçka e kundërt, ishte parashikuar që Brukseli të mos e akreditonte  atë si ambasador.

Image
Ted Malloch

Por dallime janë vërejtur gjatë diskutimit rreth marrëveshjeve tregtare dhe klimës dhe veçanërisht këndvështrimit mbi Rusinë, përcjell botasot.info. Kjo u la të kuptohet nga deklarata e shefit të Këshillit Europian, Donald Tusk.

“BE dhe SHBA në shumë çështje janë pajtuar, por unë nuk jam qindpërqind i sigurt, që unë dhe presidenti, sot do mund të themi se kemi një pozicion të përbashkët, një mendim të përbashkët mbi Rusinë,” tha Tusk.

Por ata janë në të njëjtën “linjë sa i takon konfliktit në Ukrainë.”

Tusk vijoi se rëndësia e bashkëpunimit të thellë dhe miqësor mes BE dhe SHBA, bazohet mbi vlerat e Lirisë, të Drejtat e Njeriut dhe respektit të Dinjitetit Njerëzor.

Takimi kokë më kokë mes dy shefave zgjati rreth një orë./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat