Amnesty International kërkon shfuqizimin e masave të ndërmarra ndaj Katarit

Bota

Amnesty International kërkon shfuqizimin e masave të ndërmarra ndaj Katarit

Më: 10 qershor 2017 Në ora: 15:28
Amnesty International

Organizata joqeveritare ndërkombëtare Amnesty International (AI) ka dënuar masat të cilat janë ndërmarrë nga Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreini kundër Katarit dhe kërkoi që menjëherë të shfuqizohen, raporton Anadolu Agency (AA). 

Në deklaratë thuhet se masat e ndërmarra nga tre vendet e Gjirit paraqesin neglizhencën ndaj jetës së mijëra njerëzve, si dhe një pengesë të rëndësishme kur bëhet fjalë për ekzistencën dhe arsimimin e popujve të këtyre vendeve.

Amnesty International kërkoi që masat urgjentisht të shfuqizohen.

Ndihmës drejtori i Programit për problemet globale të AI, James Lynch, i cili çdo javë viziton kryeqytetin Doha, tha se këto masa radikale do të kenë pasoja të mëdha.

"Fëmijët do të ndahen nga nënat dhe baballarët e tyre. Familjet do të shpërndahen. Kjo nuk ka të bëjë vetëm për Katarin, por edhe për tre vendet që kanë ndërmarrë këto masa. Viktimat e këtyre masave mund të humbasin punën e tyre ose të drejtën për arsimim. Unë u bëj thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga veprimet që minojnë të drejtat e njeriut ", ka thënë Lynch.

Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Egjipti, Bahreini dhe Jemeni të hënën njftuan se i kanë ndërprerë të gjitha marrëdhëniet diplomatike me Katarin, të cilin e akuzojnë për destabilizim të rajonit.

Arabia Saudite, EBA dhe Bahreini mbyllën hapësirat e tyre ajrore për Katarin dhe dhanë urdhër që diplomatët e Katarit të braktisin këto vende në afat prej 48 orësh.

Autoritetet e Jordanisë, gjithashtu iu bashkuan Arabisë Saudite dhe vendeve të tjera dhe paralajmëruan degradimin e marrëdhënieve diplomatike me Katarin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat