Kremlini: Putin-Trump për herë të parë sy më sy në Hamburg

Bota

Kremlini: Putin-Trump për herë të parë sy më sy në Hamburg

Më: 4 korrik 2017 Në ora: 13:26
Presidenti amerikan, Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin

Presidenti i Rusisë dhe ai i SHBA-ve, Vladimir Putin dhe Donald Trump do të takohen për herë të parë të premten, më 7 korrik në margjinat e samitit G20 në Hamburg.

Lajmi është bërë i ditur sot nga ndihmës presidenti rus, Jurij Ushakov.

“Është arritur marrëveshja për takim më 7 korrik”, ka thënë Ushakov, transmeton Interfaks.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat