Trump: Mbështes Merkelin për shndërrimin e G20 në një sukses

Bota

Trump: Mbështes Merkelin për shndërrimin e G20 në një sukses

Më: 4 korrik 2017 Në ora: 16:37
Donald Trump dhe Angela Merkel

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zhvilloi sot një diskutim të gjerë me kancelaren gjermane, Angela Merkel përpara samitit të G20-së javën e ardhshme, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

“Presidenti Trump tha se ai mbështet kancelaren Merkel për ta shndërruar samitin e G20-ës, javën e ardhshme, në një sukses”, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.

Gjatë bisedës telefonike, liderët diskutuan rreth marrëveshjes së Parisit për  klimën, Iniciativës për Financimin e Sipërmarrjes së Grave dhe Tregtinë, duke përfshirë edhe çështjen mbi kapacitetin e tepërt global të çelikut, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat