“Gjuha e trupit”. Flet ekspertja: Kush fitoi nga shtrëngimi i duarve Trump-Putin

Bota

“Gjuha e trupit”. Flet ekspertja: Kush fitoi nga shtrëngimi i duarve Trump-Putin

Më: 7 korrik 2017 Në ora: 22:47
Donald Trump dhe Vladimir Putin

Donald Trump dhe Vladimir Putin u takuan sot për herë të parë gjatë Samitit të G20 në Hamburg të Gjermanisë. Të gjithë po prisnin momentin e shtrëngimit të duarve mes dy liderëve botërorë, dhe ai çasti nuk mungoi.

Sipas ekspertes Judi James që studion gjuhën e trupit, Presidenti amerikan “e gozhdoi” homologun e tij rus me shtrëngimin historik të duarve dhe dëshmoi se kush e ka statusin më të lartë.

Duke folur për britaniken “The Sun”, ajo tha: “Nëse ky shtrëngim duarsh do të ishte “luftë për çmime”, dhe unë jam e sigurt që kështu ishte, atëherë do t’i jepja pikë fitores së Trump. Të dy ishin nën presion, por ndërsa Putin afroi me kujdes dorën, Trump u përkul përpara me krahun e shtrirë duke ofruar “mbështetje”. Ky ishte një kurth famëkeq nga Trump dhe Putin nuk kishte asnjë mundësi, por veçse ta mbështeste dorën tek Trump. Trump dukej i qetë. Nëse donte të tregonte dashamirësi por njëkohësisht edhe superioritet, më duhet të them se presidenti amerikan e gozhdoi këtë herë”.  

Pas shtrëngimit të duarve, Trump dhe Putin biseduan më pas kokë më kokë për 2 orë e 16 minuta për çështjet botërore

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat