Mysafir tek një mik: Presidenti i SHBA-së Trump në Paris

Bota

Mysafir tek një mik: Presidenti i SHBA-së Trump në Paris

Më: 14 korrik 2017 Në ora: 12:21
Donald Trump dhe Emanuel Macron

Presidenti Emanuel Macron një ditë para festës kombëtare të Francës ndoqi një ofensivë të dyfishtë diplomatike. Ai u takua fillimisht me kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel e më pas me presidentin e SHBA-së Trump.

"The beast" është i përpiktë. Pak pas orës 17:30 limuzina e kreut të shtetit të SHBA-së mbërrin në oborrin e nderit të pallatit Elysée. Një rahje e lehtë krahëve nga Macron, një rahje e lehtë e dorës nga Trum, shtrëngim civil duarsh para gardës republikane, e pastaj ata zhduken për një bisedë pune. Biseda zgjat më shumë nga sa ishte planifikuar. Para gazetarëve të dyja palët përpiqen të theksojnë të përbashkëtat. Një mirëkuptim reciprok kanë të dy për luftën kundër terrorizmit, tha Macron, "Ne kemi për këtë të njëjtën vendosmëri". Edhe për një tjetër temë të ndjeshme, politika tregtare, sipas presidentit francez, "ne kemi bindjen, që është e domosdoshme t'i kundërvihemi dumping-ut".

Problemet me klimën

Donald Trump nga ana e tij përpiqej të përdorte fjalë të mëdha dhe e cilësoi Francën si "aleten e parë dhe më të vjetër të Amerikës". Për temat si Siria të dy venet ranë dakord për përparime të vogla - një grup i përbashkët kontakti duhet të krijohet, për të punuar për një plan aksioni pas luftës", theksoi Macron. Lidhur me mbrojtjen e klimës presidentit francez i duhet të bëjë punë bindëse. Ndonëse presidenti Trump u tregua paksa më fleksibël kur tha, se "duhet të presim, se si do të ecë marrëveshja për klimën", në fakt me këtë ai nuk shpreh aspak mirëkuptim.

Rreth 1.000 forca të sigurisë e shoqërojnë Donald Trumpin gjatë vizitës në Paris. Avenue de Marigny për një kohë të shkurtër nxin prej patrullave të SHBA-së. Tetë herë më shumë janë forcat franceze të policisë që sigurojnë festën kombëtare të 14 Korrikut. Pjesëmarrja e ushtarëve amerikane në paradën tradicionale ushtarake është shkasi zyrtar për vizitën e Trumpit në kryeqytetin francez. Popullsia megjithatë nuk është fort entuziaste. Sipas një studimi të institutit të hulumtimeve ELABE gati gjysma e francezëve nuk janë entuziastë për vizitën VIP nga Amerika.

Image
Merkel dhe Macron

Francezët Trumpi dhe Merkeli

Derisa presidenti Trump shkoi në ambasadën e SHBA-së në Paris, kancearja gjermane Merkel dhe Macron kishin shtrënguar dy herë duart para pallatit Elysee dhe ishin përshëndetur me puthje duke u dhënë edhe marrëdhënieve bilaterale një hov të ri, në kuadër të këshillit ministerial ku merrte pjesë edhe Merkel. Shumë hov do të kenë këtej e tutje marrëdhëniet në fushën e mbrojtjes. Gjermania dhe Franca duan të zhvillojnë bashkë avionë luftarakë. Kjo iniciativë është e hapur edhe ndaj shteteve të tjera europiane, tha presidenti francez.

Ministrat përkatës të të dy shteteve shkëmbyen mendime edhe lidhur me politikën ndaj refugjatëve. "Ne kemi një bashkëpunim të shkëlqyer me Francën dhe duam ta zgjerojmë e ta forocojmë atë", deklaroi ministri gjerman i Zhvillimit Gerd Müller, në një intervistë për DW. Me nismën G5-Sahel duhet të përmirësohet gjendja në vendet e origjinës si në Libi.

Mesazhi nga konferenca e shtypit Merkel-Macron ishte, se miqësia gjermano-franceze ecën mirë. Ndërkohë që me këshillin ministeror gjermano-francez presidenti Macron ishte si të thuash në element, me mikun nga SHBA-ja ai është më i impenjuar. Pas pritjes në pallatin Elysée ai e fton Trumpin për një takimTête-à-Tête në kullën Eiffel. "Është një drekë mes miqsh", thotë Macron. Do të vij sërish, shton Donald Trump.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat