Rrëfehet vajza serbe e cila ishte shkaktari i vdekjes së amerikanit në Greqi

Bota

Rrëfehet vajza serbe e cila ishte shkaktari i vdekjes së amerikanit në Greqi

Më: 18 korrik 2017 Në ora: 14:57
Vajza

Shkaku i një grindje çoi deri në vdekjen brutale të 22 vjeçarit amerikan Bakari Henderson në Zkyntos të Greqisë.

Deri tek ky akt i tmerrshëm erdhi pasi një grua me emrin Danica, 26 vjeçare ka dalë në fotografi me viktimën, në një deklaratë të sajën ajo ka thënë se nuk i kujtohet dhe aq mirë se si ka ndodhur rasti për shkak se gjithçka ka ndodhur shumë shpejtë, shkruajnë mediet greke.

Mirëpo, në mes të deklaratës së saj, Danica përmend se njëri nga sulmuesit serb është “nxehur” për shkak se ajo ka qenë në shoqëri me amerikanët. Sipas saj, një djalë në fillim e ka goditur viktimën dhe më pas tjetri i ka thyer një shishe në kokë.

Image

“Isha në shoqëri me tre amerikan. Pas pesë minutave jam kthyer dhe e kam parë Bakarian (viktimën) të shtrirë në tokë pa ndjenja dhe ishte duke i dalur gjak nga sytë. Njëri nga shokët amerikan ishte afër tij dhe mundohej t’i ndihmonte”, thuhet në deklaratën e vajzës së quajtur Danica.

Ndër të tjera, Danica thotë se nuk mundet t’i identifikojë sulmuesit për shkak se ishte në gjendje të dehur dhe se gjithçka kishte ndodhur shumë shpejtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat