Kim Jon fton të huajt të vizitojnë Korenë Veriore, por ja sa amerikanë janë arrestuar si turistë

Bota

Kim Jon fton të huajt të vizitojnë Korenë Veriore, por ja sa amerikanë janë arrestuar si turistë

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 19 korrik 2017 Në ora: 20:40
Kim Jong Un

Një muaj pas vdekjes së studentit amerikan Otto Warmbier, i cili ishte lëshuar në koma nga burgjet koreano-veriore, regjimi i diktatorit Kim Jong Un (33) ka hapur një faqe interneti që fton turistët e huaj për të vizituar vendin.

Faqja  „DPR Korea Tour Site“ mbi të gjitha reklamon rivierën koreane, malet dhe qytetet urbane. Në „tourismdprk.gov.kp“ mund të lexoni informacione shtesë në gjuhën koreane, angleze, kineze, ruse dhe japonisht. Për çdo destinacion keni mundësi të informoheni mbi itineraret e udhëtimeve dhe fotografi idilike.

Një pjesë e madhe e turistëve të huaj janë arrestuar në Korenë Veriore dhe janë dënuar me burgje dhe punë të detyrueshme nëpër kampe. Për këtë ministria e jashtme amerikane ka paralajmëruar qytetarët e saj që të kenë kujdes me vizitat në Korenë Veriore. Ngjashëm vlen edhe për shumë vende tjera, mes tyre edhe Gjermania. 

Në dhjetë vitet e fundit janë arrestuar 16 qytetarë amerikanë në Korenë Veriore./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat