Mbi 100 persona të vdekur nga rrëshqitja e dheut në Sierra Leone

Bota

Mbi 100 persona të vdekur nga rrëshqitja e dheut në Sierra Leone

Më: 14 gusht 2017 Në ora: 17:25
Sierra Leone

Të paktën 179 persona janë vrarë në një rrëshqitje dheu pranë kryeqytetit të Sierra Leones, Freetown, thotë Kryqi i Kuq.

Një kodër në zonën e Regent u shemb  në mëngjesin e hershëm të së hënës pas shirave të dendura, duke lënë shumë shtëpi të mbuluara me baltë.

Një gazetar i BBC-së në vendngjarje thotë se shumë njerëz mund të kenë qenë në gjumë kur ndodhi rrëshqitja.

Zëvendëspresidenti i Sierra Leones Victor Bockarie Foh tha se është "e mundshme që qindra njerëz  të kenë mbetur të vdekur", ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave ka gjasa të rritet.

Zëdhënësi i Kryqit të Kuq, Abu Bakarr Taraëallie, tha  për Reuters se 179 trupa ishin dërguar në morgun qendror në Freetown. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat