Shuhet një familje tetë anëtarëshe në një aksident në Londër

Bota

Shuhet një familje tetë anëtarëshe në një aksident në Londër

Më: 26 gusht 2017 Në ora: 20:59
Aksidenti

Një familje tetë anëtarëshe është shuar pasi minibusi me të cilin po udhëtonin është shtypur nga dy vagonë mallrash.

Tragjedia ka ndodhur në orën 03:15 të mëngjesit në Buckinghamshire afër Londrës, shkruan DailyMail, .

Tetë persona rezultojnë se kanë vdekur dhe katër janë plagosur rëndë kur dy maune të mëdha dhe një minibus janë përfshirë në aksident në Anglinë qendrore rreth orës 03:00 të mëngjesit të së shtunës.

Makinat ishin duke ecur në të njëjtin drejtim, ndërkohë që minibusi, sipas dëshmitarëve, ka përfunduar poshtë mauneve. Dy persona janë arrestuar për këtë aksident të rëndë.

Rreth 5 milionë shoferë mendohet se do të qarkullojnë nëpër rrugët e Britanisë gjatë të shtunës për shkak të fundjavës së gjatë, pasi që e hëna është ditë pushimi dhe shumë familjarë udhëtojnë drejt pjesëve të ndryshme të ishullit.

Image

Në kushtet kur shumë nga linjat hekurudhore janë të bllokuara për shkak të riparimeve,  rrugët e Britanisë janë tejet të ngarkuara me udhëtarë, të cilët makinën e kanë si opsion të vetëm për të udhëtuar larg qendrave të tyre të banimit.

Mendohet se koha e ngrohtë këtë fundjave ka bërë që 17 milionë britanikë të shkojnë me pushime dhe udhëtimet një ditore gjate kësaj fundjave në pjesë të ndryshme të vendit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat