Më shumë se 1 mijë persona janë shpëtuar në pjesët e përmbytura të Hustonit, pasi stuhia tropikale Harvey, vazhdon të godasë Teksasin me shira të forta.
Ekziston një "emergjencë e shpejtë e përmbytjeve" në zonën e Metro Houston, thotë Shërbimi Kombëtar i Motit (NËS).
Ai raportoi se pesë persona kanë vdekur në zonën e Hustonit, por vetëm një prej tyre është konfirmuar deri më tani.
Guvernatori Greg Abbott, ka thënë se përmbytja është shqetësimi i tij kryesor.
Përmbytjet në zonën e Hustonit pritet të përkeqësohen dhe "mund të bëhen historike", derisa stuhia pritet të godasë edhe zona të tjera Teksasit në juglindje, sipas parashikuesit të motit atje.