Dorëzohet Rusia: Armët tona të padobishme përball fuqisë së armëve amerikane

Bota

Dorëzohet Rusia: Armët tona të padobishme përball fuqisë së armëve amerikane

Nga: A.S. Më: 13 tetor 2017 Në ora: 15:59
Presidenti Donald Trump dhe Vladimir Putin

Më në fund Rusia ka pranuar se i frikësohet planit të SHBA-ve për luftë bërthamorë, ku raketat ruse balistike bëhen të padobishme përball fuqisë së armëve amerikane, raporton Daily star, përcjell “Bota sot”.

Regjimi i Vladimir Putinit ka pranuar se Shtetet e Bashkuara kanë fituar epërsi në zhvillimin e raketave balistike.

Kremlimi pretendon se SHBA-të kanë vendosur fshehurazi sistemet e raketave të lundrimit në Evropë brenda rrezes së pjesës më të madhe të Rusisë perëndimore.

Po ashtu, Kremlimi beson se mbrojtja amerikane e vendosur në disa shtete të Bashkimit Evropian, është e aftë për të hedhur poshtë raketat ruse balistike.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, Alexander Yemelyanov pohoi se sistemet e raketave amerikane në Evropë mund të jenë të gatshme për të hedhur raketa të shpejt ndaj Rusisë.

"Në këtë rast, raketat e lundrimit do të synojnë të gjithë territorin e Rusisë Evropiane", tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat