Trump me strategji të re për Iranin

Bota

Trump me strategji të re për Iranin

Nga: A.S. Më: 13 tetor 2017 Në ora: 16:22
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump

Presidenti i SHBA Donald Trump pritet të vendosë një strategji më konfrontuese ndaj Iranit, raporton BBC, përcjell “Bota sot”.

Mendohet se ai do të fokusohet në aktivitetet e saj jo-bërthamore, veçanërisht ato të Gardës Revolucionare (IRGC), të akuzuar për mbështetjen e terrorizmit.

Strategjia e re kërkon një zbatim më të rreptë të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015.

Ai pritet të refuzojë të vërtetojë në Kongres se Irani po përmbush marrëveshjen.

Burime zyrtare i kanë thënë se Trump do të thotë se Irani po jeton me letrën e marrëveshjes, por sipas tij marrëveshja është me të meta fatal.

Ndërsa ai nuk mund të kërkojë që sanksionet të ri-imponohen, ai mund t'i kërkojë Kongresit të miratojë kërkesa të reja të vështira për Teheranin qw po përfiton nga lehtësimi i sanksioneve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat