Tronditet bota, vritet gazetarja që udhëhoqi investigimin e “Panama Papers”

Bota

Tronditet bota, vritet gazetarja që udhëhoqi investigimin e “Panama Papers”

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 08:14
Daphne Caruana Galizia

Gazetarja që udhëhoqi investigimin e skandalit të njohur si “Panama Papers” dhe lidhjet me korrupsionin në Maltë është vrarë ditën e sotme në një atentat me bombë në makinë pranë shtëpisë së saj. Daphne Caruana Galizia u vra pranë shtëpisë së saj teksa po udhëtonte me makinën tip “Peugeot 106”.

Një shpërthim i fuqishëm me bombë shkatërroi makinën duke i marrë jetën në vend gazetares.

Ajo ishte një blogere e njohur dhe shkrimet investigative të saj tërhiqnin mijëra lexues e publikoheshin në disa nga mediat më të rëndësishme në Maltë. “Politico” e quante “gruaja Wikileaks”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat