"Der Spiegel": Si Kina shtrin ndikimin në perëndim; ja dallimi mes Kinës- Rusisë, Turqisë dhe presidentit Trump

Bota

"Der Spiegel": Si Kina shtrin ndikimin në perëndim; ja dallimi mes Kinës- Rusisë, Turqisë dhe presidentit Trump

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 18 tetor 2017 Në ora: 10:06
Presidenti Xi Jinping dhe gruaja e tij Frau Peng Liyuan

2287 përfaqësues të lartë të Partisë Komuniste Kineze janë mbledhur në Kongresin e XIX të Partisë, i fundit përpara përvjetorit të 100 në 2021, shkruan “Der Spiegel”.

Bëhet fjalë për qeverisjen e Pekinit dhe është duke shkuar më mirë se rallë ndonjëherë më parë. Në kohën kur SHBA mundohet për identitetin e saj, Europa për unitetin e saj, Kina feston sukseset dhe planifikon etapën tjetër për të vazhduar përpara. Në kohën kur banorët në Rusi shqetësohen për të ardhmen e tyre ekonomike dhe bota arabe mbron dinjitetin e saj të fundit, ekonomia kineze lulëzon ku thesari i devizave është ngritur në 3100 miliardë dollarë. Shteti vendos rolin e saj në Rendin e Ri Botëror dhe ajo vetë mer rol të veçantë.

Autokratë si Vladimir Putini dhe politikanë të pushtetshëm si Donald Trump dhe Rexhep Taip Erdogan dëshirojnë lajme dhe tituj të caktuar, megjithatë sesi funksionon një autoritarizëm modern duhet të shikon në drejtim të Kinës. Republika Popullore nuk ngatërrohet në aventura ushtarake si Rusia në Ukrainë dhe Siri. Nuk ngatërrohet në luftë diplomatike si presidenti turk me kundërshtarët e tij. Dhe udhëheqësit kinezë nuk shkruajnë në rrjetet sociale. Ata nuk flasin asgjë. Ata lejojnë që propaganduesit e tyre të shkruajnë fjalimet e tyre dhe të kontrollohen nga cenzura, se çfarë lejohet të flitet në vend.

Ndryshimet e mëdha kanë nisur nga marrja e timonit të partisë nga Xi-Jinping në 2012 dhe në 96 vjetorin e krijimit të Partisë Komuniste nga Mao Ce Dung, Komiteti Qendror e quajti Xi si “Bërthamën” e partisë. Xi është gati të krahasohet me themeluesin e partisë dhe reformatorin më të madh Deng Xiaoping.

Por Xi nuk e udhëheq Kinën moderne si Mao, që me partinë udhëhiqte në një kohë të vështirë, por më tepër, ashtu siç thoshte Lenini: nga lartë poshtë, nga qendra drejt në periferi; duke respektuar në mënyrë rigoroze pushtetin, por me rezultate pragmatike. Kombinimi nga leninizmi dhe digjitalizimi  e ka kthyer partinë shtetërore kineze në një mashineri perfekte pushteti të kohëve tona.

Kur Kina fton liderët botërore për ndonjë paradë ushtarake ose takime të larta në ndonjë organizatë ndërkombëtare, aty marrin pjesë: Putini dhe Erdogani, Aleksander Lukaschenko nga Bellorusia, Abdel Fattah el-Sisi nga Egjipti, por edhe politikanë si kryeministri hungarez Viktor Orban ose presidenti çek Milos Zeman. Këta dy të fundit nuk marrin pjesë për arsye ideologjike, por për efikasitet të pushtetit. Udhëheqësia kineze dije këtë ta shfrytëzojë për forcimin e ndikimit të saj global./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat