Trump paralajmëron takim me Putinin për çështjen e Koresë Veriore

Bota

Trump paralajmëron takim me Putinin për çështjen e Koresë Veriore

Nga: A.S Më: 5 nëntor 2017 Në ora: 09:34
Trump dhe Putin

Presidenti i SHBA-vë, Donald Trump gjatë turit të tij në Azi , do të takohet edhe me presidentin rus, Vladimir Putin për të biseduar lidhur me denuklarizimin e Koresë Veriore, raporton "Daily star", përcjell "Bota sot".

Trump ka theksuar se ai është i gatshëm për një takim me Putinin pasi që muajve të fundit, Koreja e Veriut ka testuar një sërë raketash nukleare.

"Po. Mendoj që të takohemi me Putinin. Ne duam ndihmën e Putinit në çështjen e Koresë Veriore, dhe do të takohemi edhe me shumë liderë të tjerë", ka thënë i pari i Shtëpisë së Bardhë.

Ai i bëri këto komente në aeroplanin e tij vetëm disa orë para se ai të aterronte në Japoni.

Pasi Japonisë, Trump do të niset për në Korenë e Jugut, Kinën, Vietnamin dhe Filipinet, ku do të takohet me Putinin.

Koreja e Veriut do të jetë në krye të rendit të ditës me shumicën e liderëve, pasi të gjithë kanë frikë nga fuqia bërthamore e Kim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat