Rritet frikshëm numri i të prekurve me gonorrhea në Australi

Bota

Rritet frikshëm numri i të prekurve me gonorrhea në Australi

Më: 6 nëntor 2017 Në ora: 11:56
ilustrim

Numri i rasteve të gonorrhea-s në Australi është rritur me 63% në pesë vitet e fundit, sipas një studimi të ri.
Studiuesit australianë thonë se rritja ka ardhur nga rritja e infeksionit tek banorët e rinj heteroseksualë të qytetit.
Megjithatë, arsyet për rritjen dramatike janë të paqarta, thonë studiuesit.

Gonorrhea mund të infektojë organet gjenitale,zorrën e trashë dhe fytin. Eshtë i trajtueshëm me antibiotikë.
“Kohët e fundit, gonorrhea ka qenë e pazakontë tek të rinjtë heteroseksualë që jetojnë në qytete të mëdha”, tha profesoresha e asociuar në Universitetin e Uellsit të Ri Jugor, Rebecca Guy, një nga autorët e studimit.

“Rritja e normave në këtë grup nxjerr në pah nevojën për iniciativa për të rritur ndërgjegjësimin midis mjekëve dhe të rinjve rreth rëndësisë së testimit”.

Një raport vjetor mbi shendetin seksual zbuloi se infeksione të tjera seksualisht të transmetueshme (SST), si sifilizi, ishin rritur gjithashtu, veçanërisht në mesin e Australianëve indigjenë.

Ndërkohë numri i diagnozave të HIV ka mbetur i qëndrueshëm për të pestin vit radhazi në rreth 1,000 raste.

Midis 2012 dhe 2016, norma e gonorrhea-s kaloi nga 62 për 100,000 njerëz në 101 për 100,000 njerëz,72% për burrat dhe 43% për gratë.
“Rritja sugjeron transmetimin në rritje përmes seksit heteroseksual”, tha raporti.

Të rinjtë e panë rritjen më të madhe, me meshkujt e moshës 25 deri në 29 vjeç, dhe femrat e moshës 20 dhe 24 vjeç.
Megjithatë shumica e rasteve vazhdojnë të jenë meshkujt.

Në vitin 2016, meshkujt përjetuan tre të katërtat e të prekurve,24,000 rasteve me gonorrhea.
Gonorrea nuk ka simptoma në rreth 80% të grave dhe 50% të meshkujve.

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi më parë këtë vit se sëmundja po zhvillon me shpejtësi rezistencën ndaj antibiotikëve.
Sëmundja shkaktohet nga bakteria e quajtur Neisseria gonorrhea.Infeksioni përhapet nga seksi i pambrojtur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat