E tmerrshme! Tigri sulmon vajzën e re në kopshtin zoologjik

Bota

E tmerrshme! Tigri sulmon vajzën e re në kopshtin zoologjik

Nga: A.S Më: 7 nëntor 2017 Në ora: 09:29
Tigri duke e sulmuar vajzën e re në kopshtin zoologjik

Dëshmitarët e kanë përshkruar momentin e tmerrshëm kur një tigër siberian ka sulmuar një femër të re në një kopsht zoologjik në Rusi, raporton dhe “Daily mail”, përcjell “Bota sot”.

Jeta e saj u shpëtua vetëm kur vizitorët e tronditur bërtitën dhe hodhën gurë dhe karrige tek bisha në mënyrë që ta shpëtonin vajzën e re.

Viktima e paidentifikuar, nga Kaliningrad, u kafshua keq nga ariu dhe u la në gjak.

Ajo tashmë është dërguar në spital dhe pritet të mbijetojë.

Një dëshmitar në kopshtin zoologjik, me emrin Vera, përshkroi momentin se si ariu sulmoi vajzën e re.

“Dëgjuam britmat dhe thirrjet e saj për një kohë të gjatë, për dhjetë minuta ose më shumë.”, tha ajo.

Midis turmës në kopshtin zoologjik kishte thashetheme se tigri 'pothuajse e theu kokën e gruas'.

Një dëshmitar tjetër i quajtur Natalia tha se ajo ishte 'në shok'.

“Vajza ime dhe unë shkova në kopshtin zoologjik, por ajo çfarë pamë ishte më të vërtetë e tmerrshme”, tha Natalia.

"Kishte shumë britma, të gjithë u përpoqën ta largonin tigrin. Kur arritëm atje, gruaja tashmë ishte kafshuar dhe  e mbuluar me gjak”, tha më tej ajo.

Image
Image

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat