Donald Trump dhe Vladimir Putin mund të takohen në Vietnam

Bota

Donald Trump dhe Vladimir Putin mund të takohen në Vietnam

Më: 8 nëntor 2017 Në ora: 20:34
Vladimir Putin dhe Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump dhe ai rus Vladimir Putin mund të takohen gjatë kësaj jave, ndërsa do të marrin pjesë në një takim të nivelit të lartë që zhvillohet në Vietnam, sipas një njoftimit të sotëm të Kremlinit.

Këshilltari për çështjet e jashtme i presidentit Putin, Yuri Ushakov tha se "ka çështje për t’u diskutuar dhe se Moska është gati për këtë takim".

Ai tha se të dy udhëheqësit do të takohen mes sesioneve të forumin vjetor të Bashkëpunimit Ekonomik të vendeve të Azi-Paqësorit, që fillon të premten në Danang të Vietnamit.

Ai tha gjithashtu se në një moment presidentët Trump e Putin mund të zhvillojnë një takim më “të gjerë” kokë më kokë, por për këtë nuk është caktuar ndonjë datë.

Gjatë kësaj jave, zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov i tha agjencisë ruse të lajmeve RIA se nëse dy udhëheqësit takohen "do të ketë shumë mundësi" që ata të diskutojnë lidhur me Korenë e Veriut.

Megjithatë ai tha se aktualisht, nuk ka bashkëpunim mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë për Korenë e Veriut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat