Trump dhe Putin biseduan për vatrat e krizës në botë

Bota

Trump dhe Putin biseduan për vatrat e krizës në botë

Më: 21 nëntor 2017 Në ora: 20:22
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump dhe ai rus, Vladimir Putin

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump dhe ai rus, Vladimir Putin, sot kanë biseduar në telefon për Sirinë, Iranin, Korenë e Veriut dhe Ukrainën, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Biseda e sotme vjen një ditë pas takimit të presidentit Putin me atë sirian, Bashar Assad. Putin e priti Assadin në një vendpushim në Detin e Zi, në prag të samitit që zhvillohet këtë javë, me pjesëmarrjen e Rusisë, Turqisë dhe Iranit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat