Kina dërgon forca ushtarake pranë Koresë Veriore

Bota

Kina dërgon forca ushtarake pranë Koresë Veriore

Nga: A.S Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 15:04
Forcat kineze

Kina ka vënë në pah fuqinë e saj ajrore të avionëve ushtarak pranë Koresë së Veriut, ndërsa SHBA po bën një stërvitje të paparë të luftës në rajonin që gjendet në prag të luftës, raporton “Daily star”, përcjell “Bota sot”.

Ushtria e Kinës ka dërguar një aeroplan të zbulimit mbi Detin e Verdhë dhe Detin e Kinës Lindore - Jugperëndim të Koresë së Veriut.

“Aeroplani i zbulimit u dërgua nga Forca Ajrore e Kinës për të "përmirësuar gatishmërinë luftarake dhe për të mbrojtur interesat strategjike të vendit", thuhet në njoftimin e ushtrisë kineze.

Shen Jinke, zëdhënës i Forcës Ajrore të Kinës, tha se aeroplani mori pjesë në stërvitjet krahas avionëve luftarakë dhe forcave raketore.

Aeroplani i spiunazhit, i dërguar nga një bazë ajrore e paidentifikuar në Kinën veriore, fluturoi në një rrugë që ushtria nuk e kishte përdorur më parë.

Ndërkohë, Koreja e Jugut dhe SHBA kanë filluar një stërvitje të madhe ajrore sot në mëngjese.

Trajnimet, që zgjasin pesë ditë, vijnë vetëm një javë pasi Koreja e Veriut testoi një raketë balistike ndërkontinentale (ICBM) që besohet të jetë në gjendje të arrijë deri në SHBA.

Wang Yi, ministri i jashtëm i Kinës, ka thënë se rishfaqja e tensioneve është për "keqardhje" pas më shumë se dy muajsh të qetësisë relative.

Kina dhe Rusia i kanë bërë thirrje SHBA-ve të braktisin stërvitjen vjetore pesë-ditore në këmbim të garancive se Koreja e Veriut do të frenojë programin e saj bërthamor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat