Erdogan: Ndërpresim marrëdhëniet me Izraelin, nëse SHBA-të njohin Jerusalemin kryeqytet

Bota

Erdogan: Ndërpresim marrëdhëniet me Izraelin, nëse SHBA-të njohin Jerusalemin kryeqytet

Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 19:06
Recep Tayyip Erdogan

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan kërcënoi me ndërprerje të marrëdhënieve diplomatike me Izraelin nëse presidenti amerikan, Donald Trump vazhdon me fushatën e tij për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të shtetit hebre.

“Zoti Trump, Jerusalemi është një linjë e kuqe për myslimanët”, tha sot Erdogani në një fjalim para deputetëve të partisë së tij Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) në Parlamentin turk në Ankara.

“Kjo mund të arrijë aq larg, sa të ndërpriten marrëdhëniet diplomatike me Izraelin”, tha Erdogani.

Nëse Trumpi do të vazhdojë me këtë lëvizje, Erdogani u shpreh se do të thërrasë në Stamboll një samit të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC), në të cilin Turqia ka presidencën.

“Në këtë samit ne do të mobilizojmë të gjithë botën Islamike”, tha Erdogani.

Turqia ka vendosur lidhje diplomatike me Izraelin më shumë se 60 vite më parë, pavarësisht luhatjeve kryesisht për çështjen palestineze.

Në nivel ndërkombëtar ka një konsensus uniform në lidhje me njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit, duke kërkuar që ky vendim të merret në një të ardhme kur izraelitët dhe palestinezët të arrijnë një marrëveshje përfundimtare paqeje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat