Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka rrezikuar një konflikt me regjimin e Kim Jong-ut, pasi njëri nga bombarduesit e tij B-1B, fluturoi pranë kufijve të Koresë së Veriut, raporton “Daily star”, përcjell “Bota sot”.
Ushtria e Koresë së Jugut konfirmoi si pjesë të stërvitjes së përbashkët ajrore.
Koreja e Veriut e ka denoncuar këtë lëvizje si kërcënim dhe rajonin e konsideron së është në prag të luftës bërthamore.
Bombarduesi fluturoi nga Guam dhe iu bashkua avionëve amerikanë F-22 dhe F-35 në ushtrimet me Korenë e Jugut.
Stërvitjet, të cilat nisën të hënën, do të vazhdojnë deri të premten.
Këto stërvitje vijnë pasi që Koreja Veriore javën e kaluar testoi një raketë të avancuar ndërkontinentale balistike (ICBM) që mund të godiste edhe kontinentin amerikan.
Diktatori Kim Jong-un, duke folur nëpërmjet agjencisë së lajmeve ka thënë se Trump është "duke kërkuar për luftë bërthamore" për shkak të organizimit të stërvitjeve ushtarake pranë kufijve të saj.