Reagime në mbarë botën pas vendimit të Trumpit për Jerusalemin

Bota

Reagime në mbarë botën pas vendimit të Trumpit për Jerusalemin

Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 22:07
Benjamin Netanyahu dhe Donald Trump

Vendimi i presidentit amerikan, Donald Trump për të njohur zyrtarisht Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, ka ngjallur reagime brenda komunitetit ndërkombëtar, me përjashtim të Izraelit.

Më poshtë vijojnë reagimet:

– Izraeli përshëndet një “ditë historike”

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu e cilësoi si një “ditë historike” vendimin e Donald Trump. Netanyahu siguroi gjithashtu se vendimi i presidentit amerikan nuk do të ndryshonte asgjë përsa i përket lidhjeve të shenjta të tre besimeve monoteiste në Jeruzalem duke konfirmuar angazhimin izraelit për të mbajtur “statu quo”-në.

– Mahmoud Abbas: “SHBA-ja minoi me ndërgjegje të gjitha përpjekjet për paqe”

Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas konfirmoi sot se SHBA-ja nuk mund të luante më rolin e ndërmjetësueses për paqe me izraelitët, pas njoftimit nga presidenti, Donald Trump për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit.

“Me këto vendime për të ardhur keq, SHBA-ja minoi të gjitha përpjekjet për paqe dhe shpalli se po braktis rolin e ndërmjetësuesit në prosecin e paqes që ajo ka luajtur gjatë dekadave të fundit”, konfirmoi presidenti palestinez, Mahmoud Abbas për televizionin palestinez.

– OLP: Uashingtoni “i përjashtuar”

Sekretari i përgjithshëm i Organizatës për Çlirimin e Palestinës (OLP), Sawb Erakat theksoi se Donald Trump kishte shkatërruar zgjidhjen e ashtuquajtur me dy shtete.

“Trump e përjashtoi SHBA-në nga çdo rol në një të ashtuquajtur proces paqeje”, shtoi ai.

– Hamasi: “Trump hapi portat e ferrit”

Për lëvizjen islamike palestineze Hamas, vendimi i presidentit amerikan hapi portat e ferrit për interesat amerikane në rajon.

Ismail Radouane, një zyrtar i lartë i Hamasit duke u shprehur para gazetarëve në Rripin e Gazës u kërkoi vendeve arabe dhe myslimane të ndërprisnin lidhjet ekonomike dhe politike me ambasadat amerikane dhe të dëbonin ambasadorët amerikanë.

– OKB: “kundër çdo mase të njëanshme”

“Statusi i Jeruzalemit mund të zgjidhet vetëm me një negocim të drejtpërdrejtë mes izraelitëve dhe palestinezëve”, deklaroi sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres duke përsëritur se ka qenë gjithmonë kundër një mase të njëanshme.

“Nuk ka alternativë për zgjidhjen me dy shtet me Jeruzalemin si kryeqytet i Izraelit dhe Palestinës”, shtoi ai.

 – BE: “Vendimi i SHBA-së për Jeruzalemin shqetësim serioz”

Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini shprehu në emër të Bashkimit Evropian shqetësimin serioz pas vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit.

– Jordania: “një shkelje e të drejtës ndërkombëtare”

“Vendimi i presidentit amerikan, për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit dhe për të transferuar ambasadën e SHBA-së drejt këtij qyteti, përbën një shkelje të vendimeve të të drejtës ndërkombëtare dhe kartës së Kombeve të Bashkuara”, theksoi zëdhënësi i qeverisë jordaneze, Mohammed Moumeni, në një komunikatë.

– Turqi – Cavusoglu: “papërgjegjshmëri”

“Ne dënojmë deklaratën e papërgjegjshme të administratës amerikane,

 ky vendim bie ndesh me të drejtën ndërkombëtare dhe rezolutat e OKB-së”, reagoi ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Cavusoglu.

– Francë- Macron: “keqardhje”

Presidenti francez, Emmanuel Macron e gjykoi për të ardhur keq vendimin e Donald Trump për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit dhe kërkoi shmangien me çdo çmim të dhunës.

Në një shtypi në Algjer, ai nënvizoi vendosmërinë e Francës dhe Evropës për zgjidhjen me dy shtete, Izrael dhe Palestinë duke jetuar krah për krah në paqe dhe në siguri në kufijtë ndërkombëtarisht të njohur me Jeruzalemin si kryeqytet të dy shteteve.

– Itali – Gentiloni: “statusi i Jeruzalemit duhet përcaktuar në kuadër të një procesi paqeje”

“Jeruzalemi, qyteti i shenjtë, unik në botë. E ardhmja e tij duhet të përcaktohet në kuadër të një procesi paqeje të bazuar në dy shtete, Izrael dhe Palestinë”, reagoi në Twitter kryeministri italian, Paolo Gentiloni.

 – Londër – May: “Britani e Madhe nuk është dakord me vendimin e presidentit Donald Trump për statusin e Jeruzalemit”

“Britania e Madhe nuk është dakord me vendimin e presidentit amerikan, Donald Trump për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit”, deklaroi kryeministrja britanike, Theresa May në një komunikatë.

“Ne nuk jemi dakord me vendimin amerikan për të transferuar ambasadën e SHBA-së në Jeruzalem dhe për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet izraelit para një marrëveshjeje përfundimtare për statusin e tij”, deklaroi May në një komunikatë duke shtuar se ky vendim nuk ndihmon për perspektivat e paqes në rajon.

 – Gjermani – Merkel: “nuk mbështes vendimin e Trump për Jeruzalemin

Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi sot se qeveria nuk mbështeste vendimin e presidentit amerikan, Donald Trump për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit.

 – Irani: “vendimi i Trump do të shkaktonte një intifadë tjetër”

Irani dënoi sot vendimin e presidentit amerikan, Donald Trump për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit duke paralajmëruar se kjo do të shkaktonte një intifadë tjetër apo kryengritje palestineze.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat