Raportohet për përkeqësim të marrëdhënieve në mes së Japonisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës pas një aksidenti ushtarak, raporton “the Express.uk”, përcjell “Bota sot”.
Raportohet se një dritare e helikopterit ushtarak amerikan ka ranë në një fushë sportive afër një shkolle të mërkurën dhe ky nuk është aksidenti i fundit të kësaj natyre në ishullin jugor të Okinawa të Japonisë.
Një djalë 10-vjeçar pësoi një dëm të vogël, por shkaku i saktë ishte i paqartë.
Djali ishte mes rreth 50 fëmijëve e shkollës fillore kur dritarja ra nga një helikopter amerikan i transportit, CH-53E.
Sekretari i Përgjithshëm i Kabinetit të Japonisë Yoshihide Suga tha: "Ky lloj incidenti krijon ankth jo vetëm midis atyre që janë të përfshirë në shkollë, por edhe për popullin e Okinawa, dhe kjo nuk duhet të ndodhë kurrë".
Suga tha se qeveria do të reagon pasi të merr një shpjegim nga zyrtarët amerikanë.
Për aksidentin kanë raportuar marinsat e SHBA-së në Okinawa.
"Ne e marrim këtë raport seriozisht dhe po hetojmë shkakun e këtij incidenti në koordinim të ngushtë me autoritetet lokale”, ka thënë në bazën amerikane.
"Ky është një incident i trishtueshëm dhe ne kërkojmë falje për çdo ankth që i ka shkaktuar komuniteti".
Qeveria qendrore e Japonisë dhe autoritetet e Okinawa kanë qenë në mosmarrëveshje për vite mbi bazën e SHBA-ve në Futenma.
Banorët thonë se është e padrejtë që aty te jetë një bazë amerikane.
Baza e Futenma është e rrethuar nga shkollat, spitalet dhe dyqane që frekuentohen nga qytetarët e zakonshëm.