Putini falenderon Trump-in për ndihmën në parandalimin e një atentati terrorist

Bota

Putini falenderon Trump-in për ndihmën në parandalimin e një atentati terrorist

Nga: ATSH Më: 17 dhjetor 2017 Në ora: 20:36
Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin falenderoi në telefon homologun e tij amerikan, Donald Trump për informacionet që i kaloi Rusisë nëpërmjet CIA-s, të cilat mundësuan parandalimin e një projekti për atentat në Shën Petersburg, njoftoi sot Kremlini.

“Vladimir Putin falenderoi homologun e tij amerikan për informacionet e dhëna nga CIA, që mundësuan vendosjen nën hetim, zbulimin dhe kapjen e një grupi terrorist që po përgatiste atentate në qytetin e dytë më të rëndësishëm të Rusisë”, sipas kësaj komunikate të Kremlinit.

“Informacionet e marra nga CIA ishin të mjaftueshme për detektimin, kërkimin dhe arrestimin e kriminelëve”, theksoi Kremlini.

Sipas kësaj komunikate, terroristët parashikonin të vendosnin eksplozivë në katedralen në vendet më të frekuentuara të qytetit.

Shërbimet sekrete ruse (FSB) njoftuan të premten se kishin shpërbërë një celulë xhihadiste të Shtetit Islamik (ISIS) që përgatitej të bënte atentate më 16 dhjetor në Shën Petersburg.

Gjithësej, shtatë persona ishin arrestuar të mërkurën dhe të enjten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat