Izraeli ka shprehur bindjen se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vënë veton ndaj rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku i bëhet thirrje presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, që të tërheqë vendimin e tij për të njohur Jerusalemin për kryeqytet të Izraelit.
"Unë besoj se ndaj rezolutës, SHBA-të do të vënë veton", u tha gazetarëve përpara votimit, ambasadori izraelit në OKB, Deni Denon.