Trump dhe May mbështesin marrëveshjen tregtare dypalëshe pas Brexit

Bota

Trump dhe May mbështesin marrëveshjen tregtare dypalëshe pas Brexit

Më: 19 dhjetor 2017 Në ora: 23:52
Kryeministrja britanike, Theresa May dhe presidenti amerikan, Donald Trump

Kryeministrja britanike, Theresa May dhe presidenti amerikan, Donald Trump, nënvizuan rëndësinë e arritjes së një marrëveshjeje tregtare dypalëshe të shpejtë pas tërheqjes së Britanisë së Madhe nga BE-ja, gjatë një bisede telefonike të zhvilluar sot.

“Theresa May informoi presidentin amerikan për progresin e fundit të realizuara në negociatat për Brexit”, deklaroi një zëdhënës i Downing Street.

“Ata ranë dakord për rëndësinë e arritjes së një marrëveshjeje tregtare dypalëshe pas tërheqjes së Britanisë së Madhe nga BE”, shtoi ai.

Gjatë bisedës së tyre telefonike, ata biseduan gjithashtu për njohjen nga SHBA-të të Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit.

Kryeministrja britanike nënvizoi mosdakordësinë e saj me këtë vendim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat