Uashingtoni përshëndet shkëmbimin e të burgosurve mes Kievit dhe rebelëve

Bota

Uashingtoni përshëndet shkëmbimin e të burgosurve mes Kievit dhe rebelëve

Më: 28 dhjetor 2017 Në ora: 22:03
Ilustrim

SHBA-ja përshëndeti sot shkëmbimin masiv të të burgosurve mes autoriteteve ukrainase dhe rebelëve separatistë prorusë, por ka bërë thirrje të shkohet më larg, duke i kërkuar Rusisë që t’i japë fund konfliktit në lindje të Ukrainës.

Autoritetet e Kievit dhe separatistët, që kontrollojnë një pjesë të lindjes së vendit, shkëmbyen të mërkurën më shumë se 300 të burgosur, në një prej operacioneve më të rëndësishme të këtij lloji në rreth katër vite luftë.

“Ky shkëmbim është një hap drejt aplikimit të marrëveshjeve të Minskut”, vlerësoi departamenti amerikan i Shtetit në një komunikatë.

Këto marrëveshje paqeje, të nënshkruara në shkurt 2015 me ndërmjetësimin franko-gjerman, kanë mundësuar një rënie të intensitetit të luftimeve por aspekti i tyre politik nuk ka përparuar aspak.

SHBA-ja mbështet vendosjen e një froce paqeruajtëse me mandat të gjerë në të gjithë zonën e konfliktit, e ngarkuar me kontrollin e kufijëve ndërkombëtare dhe të garantojë largimin e armëve të rënda.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat