Trump mund të bisedojë në telefon më Kim Jong-un

Bota

Trump mund të bisedojë në telefon më Kim Jong-un

Nga: B.S Më: 7 janar 2018 Në ora: 10:20
Donald Trump dëshiron të telefonoj me Kim Jong-un

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka pranuar se është i gatshëm për të biseduar në telefon me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong-un, raporton “Daily star”, përcjell “Bota sot”.

Koreja e Veriut ranë dakord dje për të zhvilluar bisedime zyrtare me Korenë e Jugut për javën e ardhshme.

Dhe kjo bëri që Uashingtoni dhe Seuli të vonojnë stërvitjet ushtarake.

Programet bërthamore dhe raketore të Pyongyang kanë shkaktuar tension të mëdha në rajon.

Trump, duke u përgjigjur pyetjeve nga gazetarët në tërheqjen presidenciale në Camp David, Maryland, tha se ishte i gatshëm të telefononte diktatorin Kim.

“Absolutisht, do ta bëja këtë”, tha Trump.

"Unë nuk kam asnjë problem me atë".

Ai gjithashtu shprehu mbështetje për gjetjen e një mënyrë të qetësimit mes Veriut dhe Jugut.

Kohëve të fundit Trump dhe Kim kanë shkëmbyer akuza dhe kërcënime ndaj njëri tjetrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat