SHBA dënon arrestimin e iranianeve që kundërshtojnë mbulesën e detyrueshme

Bota

SHBA dënon arrestimin e iranianeve që kundërshtojnë mbulesën e detyrueshme

Më: 3 shkurt 2018 Në ora: 11:05
Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Heather Nauert, foto nga arkivi

Shtetet e Bashkuara kanë dënuar arrestimin e të paktën 29 grave në Iran, “për ushtrimin e të drejtave të tyre dhe lirive themelore, duke treguar qëndrimin kundër mbulesës së detyrueshme”.

Më 2 shkurt, përmes një deklarate, zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Heather Nauert, ka thënë se Shtetet e Bashkuara mbështesin iranianet që janë duke protestuar për kodin e veshjes që daton nga Revolucioni i vitit 1979.

Sipas këtij kodi, flokët dhe trupi i një gruaje duhet të jetnë tw mbuluara në publik.

“Njerëzit duhet të jenë të lirë për të vendosur çfarë rrobash do të veshin dhe të praktikojnë besimin që ata kanë dëshirë. Duke u ndaluar këto të drejta, atyre u mohohet autonomia dhe dinjiteti”, ka thënë Nauert.

Policia iraniane ka thënë më 1 shkurt, se kanë arrestuar 29 gra, të cilat kanë hequr mbulesat e tyre në një protesë, në të cilin kundërshtohej veshja islamike në publik.

Policia ka pretenduar se gratë janë “mashtruar” për të larguar mbulesat e tyre nga një fushatë propaganduese që është kryer nga iranianet që jetojnë jashtë vendit.

Në ditët e fundit një numër në rritje i grave iraniane ka dalur publikisht me qëndrimin kundër mbulesës së detyruar duke e hequr atë nga koka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat