Sulmet me armë kimike, Rusi-SHBA përplasen për Sirinë

Bota

Sulmet me armë kimike, Rusi-SHBA përplasen për Sirinë

Më: 6 shkurt 2018 Në ora: 16:18
Ilustrim

Rusia dhe Shtetet e Bashkuara u përplasën në Këshillin e Sigurimit të OKB, rreth dyshimeve se Qeveria e Sirisë ka përdorur sërish armët kimike në një zonë të kontrolluar nga rebelët.

Ambasadorja e SHBA-së, Nikki Haley, e akuzoi Rusinë për bllokimin e hetimeve mbi përdorimin e mundshëm të armëve kimike nga ushtria e presidentit sirian, Bashar al-Assad, në provincën e Goutas Lindore.

Sulmi ka ndodhur në fundjavë dhe Haley tha se Rusia i bllokon hetimet pavarësisht “dëshmive të dukshme për dhjetëra viktima”.

“Rusia ka vonuar miratimin e deklaratës – dënimit të thjeshtë të vrasjes së fëmijëve sirianë me gaz klorin”, tha ambasadorja amerikane në OKB. Rusia, e cila që prej vitit 2015 kryen operacione ushtarake në Siri, në mbështetje të Assadit, i mohoi akuzat duke i cilësuar si “shpifje”.”qëllimi është të akuzohet Qeveria siriane për përdorimin e armëve kimike, por asnjë autor nuk është identifikuar”, tha ambasadori rus në OKB, Vassily Nebenzia.

Në një tjetër zhvillim, Departamenti amerikan i Shtetit tha përmes një deklarate se SHBA “është shumë e shqetësuar” nga dyshimet e vazhdueshme për përdorimin e gazit të klorin nga forcat siriane, me qëllim “terrorizmin e civilëve të pafajshëm”.

Deklarata vuri në dukje se ka prova për gjashtë sulme të raportuara me armë kimike në 30 ditët e kaluara. Siria e ka mohuar vazhdimisht përdorimin e armëve kimike. Një ekip hetues i OKB-së ka zbuluar gjithashtu se grupi ekstremist Shteti Islamik ka qenë përgjegjës për përdorimin e gazit mustardë në vitin 2015.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat