Moska minon kërcënimin nga sanksionet amerikane - Bota Sot
Moska minon kërcënimin nga sanksionet amerikane

Bota

Moska minon kërcënimin nga sanksionet amerikane

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 20:31
Kryeministri rus, Dmitry Medvedev

Moska tha se sanksionet e ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara do të kenë pak efekt te njerëzit apo ekonomia e saj.

Komentet vijnë pasi sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin, tha se do të ndërmarrë masa të reja ndëshkuese ndaj rusëve të pasur "në të ardhmen e afërt".

"Nëse publikojnë lista të reja ose shpallin vendime, ato nuk do të shkaktojnë ndonjë ndryshim të madh", tha kryeministri rus, Dmitry Medvedev, për Televizionin Rossiya 24.

"Nuk shoh ndonjë kërcënim të konsiderueshëm për ekonominë tonë, e lëre më për popullin", shtoi ai.

Mnuchin i tha Komitetit të Financave të Senatit se, së shpejti, do të ndërmarrë sanksione të reja kundër rusëve të pasur, në përgjigje për ndërhyrjen e Moskës në zgjedhjet presidenciale në SHBA, më 2016.

"Po punojmë në mënyrë aktive për këto sanksione", tha Mnuchin.

Muajin e kaluar, Thesari amerikan ka publikuar një listë me 114 figura politike ruse dhe 96 "oligarkë", të cilët thuhet se kanë bërë pasuri ose kanë fituar pushtet nga shoqërimi me presidentin rus, Vladimir Putin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test