Në Iran u arrestua edhe një grua që protestoi kundër shamisë

Bota

Në Iran u arrestua edhe një grua që protestoi kundër shamisë

Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 23:11
Iran

Në Iran është arrestuar një grua, e cila ka protestuar në mënyrë paqësore kundër mbulesës së detyrueshme.

Në një video të shkarkuar në YouTube, gruaja duket duke qëndruar mbi një bllok dhe duke valëvitur shaminë e saj në sheshin Revolucioni të Teheranit.

Policia më pas arrin dhe e arreston gruan, ndërsa njerëzit përreth bërtasin: “Lëreni të qetë”.
Në Teheran ka pasur disa protesta të ngjashme.
Gruaja që ka bërë protestën e parë të tillë më 27 dhjetor, është bërë simbol i sfidimit të kodit strikt të veshjes në Iran.
Ajo tani quhet “Vajza e Rrugës Revolucioni”.
Pas protestës së saj, janë arrestuar edhe disa gra të tjera që kanë shprehur pakënaqësi ndaj shamisë së detyrueshme.
Kodi islamik i veshjes është bërë i obligueshëm në Iran pas revolucionit të vitit 1979.
Policia e moralit përndejk vazhdimisht gratë që nuk e mbulojnë kokën në publik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat