SHBA-ja miratoi shitjen e raketave kundërtanke Ukrainës

Bota

SHBA-ja miratoi shitjen e raketave kundërtanke Ukrainës

Më: 2 mars 2018 Në ora: 11:12
Ilustrim

Administrata e presidentit amerikan Donald Tramp dha leje që Ukrainës t'i shiten raketa kundërtanke "Xhevlin", kumtoi Pentagoni..
Çmimi i marrëveshjes eventuale shitblerëse do të jetë 47 milionë dollarë.
“Sistemi ‘Xhevlin’ do t’i ndihmojë Ukrainës në ndërtimin e kapacitetit të saj afatgjatë mbrojtës, që ta mbrojë sovranitetin dhe integritetin territorial dhe ashtu t’i plotësojë kërkesat për sigurinë e saj kombëtare”, thuhet  në kumtesën e Ministrisë së Mbrojtjes së SHBA-së.
Në të thuhet se shitja eventuale nuk do ta ndryshojë barazpeshën ushtarake në rajon.
Departamenti i Shtetit, prej të cilit varet leja për shitjen e tillë, e ka informuar Kongresin se ka për qëllim ta miratojë atë. Tani, Kongresi ka 30 ditë ta bllokojë, por mediat amerikane vlerësojnë se nuk pritet një gjë e tillë.
Kongresmenë republikanë dhe demokratë moti lobojnë që të ndodh kjo shitje.
Në informatën për Kongresin, Departamenti i Shtetit  potencon se ka për qëllim të shesë gjithsej 37 komplekse me 210 projektile amerikane “Xhevlin”. Raketat do të furnizohen nga rezervat ekzistuese të ushtrisë amerikane.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat