Rusia bllokon rezolutën e SHBA-ve për Sirinë

Bota

Rusia bllokon rezolutën e SHBA-ve për Sirinë

Më: 11 prill 2018 Në ora: 07:16
Këshilli i Sigurimit i OKB-së

Këshilli i Sigurimit i OKB-së, ka hedhur poshtë një rezolutë ruse që do të kishte krijuar një trup të ri ekspertësh për të përcaktuar përgjegjësinë për sulmet e armëve kimike në Siri.

Rezolutës i nevojitej të paktën nëntë vota “po” në këshillin 15-anëtarësh për miratim, por vetëm gjashtë vende votuan në favor.

Shtatë anëtarë të këshillit, përfshirë SHBA, Britaninë dhe Francën, votuan kundër propozimit dhe dy të tjera shtete abstenuan.

Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Nikki Haley tha se projekt-rezoluta nuk ishte e paanshme apo e pavarur pasi ajo do të lejonte Rusinë të vërë veton për hetuesit dhe stafin për trupin e ri – dhe për të bllokuar gjetjet e saj.

Ajo akuzoi Rusinë, një aleate të ngushtë të qeverisë siriane, pasi sipas saj mbron vazhdimisht Presidentin Bashar Assad në vend që të punojë për unitetin e Këshillit të Sigurimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat