Rusia ashpërson retorikën kundër SHBA-së për shkak të Sirisë

Bota

Rusia ashpërson retorikën kundër SHBA-së për shkak të Sirisë

Më: 11 prill 2018 Në ora: 15:14
Maria Zakharova

Raketat e zgjuara amerikane për të cilat flet presidenti amerikan Donald Trump mund të shkatërrojnë të gjitha provat e përdorimit të armëve kimike në Siri, tha Maria Zakharova, zëdhënëse e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë.

Zakharova është përgjigjur në këtë mënyrë ndaj presidentit Trump, i cili tha se Rusia duhet të jetë "gati për raketa të reja, të bukura dhe të zgjuar në Siri".

"Raketat e zgjuara duhet të fluturojnë për terroristët, jo për qeverinë e zgjedhur në mënyrë legjitime, e cila për vite të tëra lufton kundër terrorizmit ndërkombëtar në territorin e vet," tha ajo.

Rusia dhe SHBA kanë ashpërsuar marrëdhëniet pas akuzave për sulme me armë kimike në qytetin sirian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat