Fotot: Superfuqia SHBA nis armadën e frikshme për në Siri - Bota Sot
Fotot: Superfuqia SHBA nis armadën e frikshme për në Siri

Bota

Fotot: Superfuqia SHBA nis armadën e frikshme për në Siri

Më: 13 prill 2018 Në ora: 13:50
Një armadë prej 12 anijesh luftarake ka nisur lundrimin drejt Sirisë.

Rusia e ka kërcënuar se do përballet me përgjigje ushtarake. Ndërkohë që ekspertët thonë se bota është pranë një konflikti ushtarak Rusi-SHBA, presidenti Donald Trump duket se nuk ka ndërmend të ndalet.

Një armadë prej 12 anijesh luftarake ka nisur lundrimin drejt Sirisë.

Ky është përqendrimi më i madh i flotës amerikane që prej vitit 2003 gjatë pushtimit të Irakut.

Në krye të anijeve është aeroplanmbajtësja bërthamore USS Harry S. Truman, me 90 avionë në bord.

Ajo shoqërohet nga pesë destrojerë dhe kroçera.

Më tej edhe katër destrojera janë tashmë më pranë zonës së bombardimit.

Atyre iu janë bashkuar edhe dy nëndetëse bërthamore.

Reagimi amerikan vjen pas sulmit me armë kimike ndaj civilëve në Siri.

SHBA thotë se sulmi është kryer nga forcat qeveritare siriane.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test