15 të vrarë në një kishë katolike në Nigeri

Bota

15 të vrarë në një kishë katolike në Nigeri

Më: 24 prill 2018 Në ora: 20:10
Foto ilustrim

Zyrtarët nigerianë kanë thënë se sulmuesit e armatosur vranë 15 vetë në një kishë katolike, duke përfshirë dy priftërinj.

Sulmi ndodhi në shtetin nigerian të Benue, thanë zyrtarët lokalë, duke shtuar se sulmuesit dogjën 50 shtëpi në fshatin Ajar-Mbalom.

Benue në pjesën qendrore të Nigerisë është bërë skenë e një serie sulmesh javën e kaluar. Kjo pjesë e vendit ishte e njohur më parë për mosmarrëveshjen midis mbarështuesve, kryesisht myslimanëve dhe fermerëve të krishterë.

Dhjetë vetë u vranë pak ditë më parë në atë pjesë të vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat