Trump "ndërron pllakën”: Kim Jong -Un është njeri shumë i ndershëm

Bota

Trump "ndërron pllakën”: Kim Jong -Un është njeri shumë i ndershëm

Më: 24 prill 2018 Në ora: 21:51
Donald Trump

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-Un ishte një njeri shumë i hapur dhe shumë i ndershëm.

Trump tha se vendi i tij do të vazhdojë të ushtrojë presion maksimal ndaj Phenianit për të sjellë denuklearizimin e Gadishullit Korean, transmeton KosovaPress.

“Ata na thanë drejtpërdrejt se duan një takim sa më parë që të jetë e mundur. Mendojmë se është një gjë e mrekullueshme për botën”, tha Trump në një konferencë shtypi me presidentin francez Emmanuel Macron në Shtëpinë e Bardhë.

“Kim Jong-Un është vërtet i hapur dhe mendoj shumë i ndershëm, duke gjykuar nga gjithçka që kemi parë," tha Trump.

Ai përsëriti se do të "ngrihej nga tryeza" nëse negociatat e paralajmëruara me Kim nuk do të ishin produktive ose nëse Koreja e Veriut nuk do të vepronte në mirëbesim.

“Ne do të shohim se ku do të çojë e gjithë kjo. Mund të jetë e mrekullueshme, dhe ndoshta nuk do të ndodhë”, tha ai.

Presidenti amerikan deklaroi se "nuk do të përsërisë gabimet e administratës së mëparshme" dhe se SHBA do të vazhdojë të ushtrojë "presion maksimal" ndaj Koresë së Veriut.

“Dua të lirohen nga armët e tyre bërthamore”, u shpreh Trump.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat