Kreu iranian Ajatollah, Ali Hamenei, akuzoi sot SHBA-në se po tenton të zgjerojë “krizën rajonale”, duke provokuar rivalin e Iranit, Arabinë Saudite që t’i kundërvihet Republikës Islame, transmeton televizioni shtetëror iranian.
“Njëra nga mënyrat që t’i kundërvihet Iranit është provokimi i udhëheqësve të papërvojë të rajonit”, tha Hamenei.