Si u protestua për 1 maj nëpër botë

Bota

Si u protestua për 1 maj nëpër botë

Më: 1 maj 2018 Në ora: 19:21
Foto e shkeputur nga festimi i 1 Majit

Punëtorë dhe aktivistë për të drejtat e njeriut kanë shënuar sot 1 majin – ditën ndërkombëtare të punëtorëve në mbarë botën me kërkesa për më shumë barazi ndaj qeverive të tyre.

Dita Ndërkombëtarë e të drejtave të Punëtorëve shënohet si ditë pushimi në shumë vende të botës, megjithatë aktivitetet janë të kufizuara në disa vende ku ka edhe konfrontime.

Le të shikojmë në disa nga shtetet e botës se si u shënua me protestë 1 maji.

Rusia

Më shumë se 100 mijë persona kanë vërshuar rrugët e Moskës sot për të marshuar në paradën tashmë tradicionale të ditës së Majit.

Federata e Punëtorëve të Moskës ka deklaruar, sipas CBS News, se diku 120 mijë persona kanë marshuar nga sheshi i kuq në rrugën kryesore të kryeqytetit të Rusisë.

Në vitet e fundit, parade u shndërrua në një program të orkestruar të pushtetit në Rusi dhe partisë qeverisës andaj edhe shumë protestues kanë refuzuar të kritikojnë qeverinë    

Në Shën Petërsburg, qytetit të dytë për nga madhësia në Rusi, disa rusë të palumtur me tentativat e Kremlinit për të ndaluar përdorimin e internetit megjithatë ju ka bashkuar demonstruesve për 1 maj, duke shfaqur pakënaqësitë e tyre.

Turqi

Dhjetëra qytetarë janë arrestuar në Stamboll sot, pasi që tentuan të vazhdojnë marshimin e  tyre për 1 maj deri në sheshin kryesor –pavarësisht ndalesës së Policisë atje për këtë.

Turqia ka shpallur kufizime të përdorimit të sheshit kryesor Taksim, në ditën e 1 majit “për shkaqe sigurie”.  Rrugët që të qojnë në këtë shesh ishin të bllokuara sot dhe policia ka lejuar vetëm disa grupe të vogla që përfaqësojnë Sindikatat e Punëtoreve që të kalojnë deri në qendër.

Megjithatë, 25 persona të cilët dolën për të kundërshtuar idenë e ndalimit të përdorimit të sheshit publik për 1 maj, u zunë dhe arrestuan nga policia atje.

Taksimi mban një simbolikë të veçantë të lëvizjeve të punëtorëve. Në vitin 1977, diku 34 persona ishin vrarë përgjatë një marshimi për 1 majin – ditën ndërkombëtare të punëtorëve.

Greqia

Mijëra grekë kanë marshuar në qendër të Athinës në tre protesta të ndara të organizuara sot për 1 maj.

Muzetë janë mbyllur sot ndërsa transporti publik ka operuar më pak se ditëve tjera në shenjë proteste he shënimit të ditës së punëtorëve.

Policia ka deklaruar se diku 7 mijë persona kanë marrë pjesë në protestën e parë të mbajtur sot në Athinë.

Disa protesta tjera janë mbajtur edhe në veri të Greqisë si në Thessaloniki.

Spanjë

Më shumë se 70 qytete përreth Spanjës kanë shënuar ditën ndërkombëtare ë punëtorëve sot duke thirru për barazi gjinore, paga më të larta, dhe pensione, tani që ekonomia e vendit është rimëkëmbur.

Protesta në Madrid ishte ndër më të mëdhatë të mbajtura me mijëra protestues të cilët kanë qëndruar prapa parullës “koha që të fitojmë”.

Ekonomia e Spanjës është e katërta më e4 madha e 19 shteteve të eurozonës dhe është ndër ekonomitë që ka shënuar më së shpejti rritje në vitet e fundit.

Shri Lanka

Në Shri Lank protestat për 1 maj janë shtyrë deri pas datës 2 maj, ngase atje po mbahen ceremonitë vjetore të festimit të Vesak, që është festë tradicionale e budistëve të cilët kanë shumë ndikim në këtë shtet.

Qeveria e Shri Lankës ka kërkuar nga partitë dhe sindikatat e punëtorëve që të mos mbajnë aktivitete për këtë arsye.  Qeveria ka thënë që ditën e punëtoreve do ta shënojnë me 7 maj.

Filipine

Diku 5 mijë persona nga grupe të ndryshme janë mbledhur të pallatit presidencial në Manila për të protestuar ndaj presidentit Rodrigo Duterte që ka dështuar të përmbush premtimet e tij të fushatës zgjedhore që të I jap fund praktikës së punësimeve afatshkurtër nëpër institucione dhe kompani atje.

Protestuesit gjithashtu kërkuan që qeveria të trajtojë çështje që përfshijnë paga të ulëta, papunësi dhe represioni i sindikatave.

Korea e Jugut

Mijëra anëtarë të sindikatave u mblodhën në qendër të Seulit me kërkesë për një pagë minimale më të lartë dhe kërkesa të tjera.

Protestuesit kanë kënduar sllogane të ndryshme duke i kërkuar qeverisë të zbatonte një pagë minimale prej 10,000 ($ 9,34) dhe t'i kthente të gjithë punonjësit jo të rregullt tek punëtorët e rregullt me pagë dhe trajtim të barabartë.

Tubimi u organizua nga Konfederata Koreane e Sindikatave. Policia atje ka vlerësuar se në turmë kanë marrë pjesë diku 10,000 njerëz.

Indonezia

Përreth 10 mijë punëtore janë mbledhur para pallatit presidencial në Jakarta sot duke kërkuar nga Qeveria që të rrisin pagat.

Ata gjithashtu kërkuan nga qeveria që të ndalojë punëtorët e huaj që të punojnë në Indonezi, duke thënë se zvogëlon mundësitë e punësimit për punëtorët lokalë.

Kamboxhia

Rreth 2,000 punonjës të përpunimit të veshjeve u mblodhën në një park në kryeqytetin e Kamboxhias të quajtur Phnom Penh, për një tubim të organizuar nga një sindikatë e punëtoreve që përpunojnë veshje.

Punëtorët donin të marshonin në Parlament për t'u kërkuar ligjvënësve t'i ndihmonin ata të trajtonin shqetësimet lidhur me punën, por grupi u ndalua nga policia atje.

Kryeministri Hun Sun kaloi ditën e 1 majit pranë punëtoreve. Ai falënderoi punëtorët duke njoftuar se secili prej tyre do të marrë 50,000 riel ($ 12.50). Me zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen atje në korrik, Hun Sen duhet të ballafaqohet me sindikatën e madhe të punëtorëve të veshjeve, e cila tradicionalisht ka mbështetur fuqishëm opozitën.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat