Mjetet e blinduara të SHBA nën hundën e Rusisë

Bota

Mjetet e blinduara të SHBA nën hundën e Rusisë

Më: 4 maj 2018 Në ora: 20:44
Mjetet e blinduara të SHBA

Russia Today bëri të ditur se përdoruesit e rrjeteve sociale kanë postuar në Twitter videot mbi dislokimin e qindra tankeve dhe transportuesve të blinduar amerikanë, duke përfshirë 90 tanke Abrams, 140 autoblinda Bradley dhe 18 pjesë artilerike të rënda në Poloni.

“Ende nuk është njoftuar se çfarë lloj misionesh synojnë të ndjekin saktësisht në kufirin rus armët dhe pajisjet amerikane, por më parë hyrja e automjeteve luftarake amerikane në Poloni është bërë në kontekst të forcimit të pranisë ushtarake të NATO-s në kufijtë rusë”, shkruan kjo media ruse.

Ndërkohë, të mërkurën ka nisur në Estoni manovra e përbashkët midis forcave të Estonisë dhe vendeve perëndimore, e quajtur “Përmbytja”, e cila bazohet në një skenar të konfrontimit të forcave të NATO-s me forcat hipotetike të armikut në Rusi dhe Bjellorusi. Në manovrat e koduara “Përmbytja”, marrin pjesë 15,000 trupa, nga të cilat 2,000 janë nga 15 Vende përfshirë Amerikën, Gjermaninë, Anglinë, Danimarkën, Irlandën, Kanadanë, Belgjikën, Finlandën dhe Poloninë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat