Vuçiq viziton Turqinë me ftesë të Erdoganit

Bota

Vuçiq viziton Turqinë me ftesë të Erdoganit

Më: 5 maj 2018 Në ora: 16:44
Aleksandar Vuçiç dhe Recep Tayyip Erdo?an

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, të dielën do të mbërrijë në Turqi për një vizitë zyrtare dyditore, bëhet e ditur në një njoftim nga Presidenca e Turqisë.

Vuçiç do të zhvillojë vizitën me ftesë të presidentit turk Recep Tayyip Erdo?an, thuhet në njoftim.

Takimi i Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Turqi-Serbi do të mbahet gjithashtu si pjesë e vizitës.

Marrëdhëniet dypalëshe Serbi-Turqi që do të kontribuojnë në rajon do të diskutohen gjatë takimeve, si dhe hapat që duhet të ndërmerren për t’i forcuar ato.

Po ashtu pritet që presidenti i Serbisë të shkëmbejë pikëpamjet mbi zhvillimet e fundit rajonale dhe ndërkombëtare, thuhet më tej në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat