Franca thotë se do ta bombardojë prapë Sirinë

Bota

Franca thotë se do ta bombardojë prapë Sirinë

Më: 8 maj 2018 Në ora: 15:34
Foto

Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Franca kishin kryer sulme ajrore mbi Sirinë më 14 prill, pasi disa raporte ishin publikuar ku regjimi sirian kishte përdorur armët kimike në Douma dhe Damask.

Franca do të sulmojë përsëri Sirinë nëse dalin raporte të reja që i argumentojnë përdorimin e armëve të reja kimike. Këto komente u bënë nga Ministrja e Mbrojtjes së Francës, Florence Parley, raporton “Sputnik International”.

Mbretëria e Madhe, Shtetet e Bashkuaa dhe Franca kanë lëshuar më shumë se 100 raketa në përgjigje të sulmeve kimike të ndërmarra nga regjimi sirian.

Sulmet e vendeve perëndimore i ka dënuar Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin duke i quajtur si një “akt agresiv kundër një shteti që ka luftuar kundër terrorizmit”.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat