Para takimit historik, SHBA presion ndaj Koresë Veriore

Bota

Para takimit historik, SHBA presion ndaj Koresë Veriore

Më: 14 maj 2018 Në ora: 09:55
Kore Veriore

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë kërkuar nga Koreja Veriore që të largojë nga vendi anijet me armë nukleare, materialet atomike si dhe raketat me rreze të gjatë veprimi.

Ky presion nga presidenti Donald Trump vjen vetëm disa muaj para takimit historik që pritet të mbahet në mes të tij dhe liderit koreano-verior Kim Jong- u.

Washingtoni i ka dërguar kështu porosi të qartë  Koresë Veriore para samitit që është caktuar të mbahet në qershor në Singapor.

Ende nuk dihet përgjigja e Koresë Veriore ndaj kësaj, megjithatë ka pasur disa raportime se regjimi është duke e kundërshtuar kërkesën që të shkatërrojë të gjithë arsenalin e armëve bërthamore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat