Hapet ambasada amerikane në Jerusalem

Bota

Hapet ambasada amerikane në Jerusalem

Më: 14 maj 2018 Në ora: 13:39
Hapja e ambasadës amerikane në Jerusalem

(E plotësuar) - Nën tingujt e himnit amerikan, Shtetet e Bashkuara të Amerikës hapën Ambasadën e tyre në Jeruzalem, një çështje mjaft e nxehtë që ka ndarë komunitetin ndërkombëtar.

Përfaqësues të lartë të Amerikës, mes të cilëve vajza e Trumpit, Ivanka, dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner, morën pjesë në ceremoni, si për të treguar vendosmërinë amerikane për këtë hap.

Presidenti Donald Trump mori gjithashtu pjesë në ceremoni përmes një videokonference, teksa tha se hapja e Ambasadës në Jeruzalem pritej prej kohësh.

“Izraeli është një komb sovran, me të drejtën për të përcaktuar kryeqytetin e tij. Por, për shumë vite ne dështuam që të njohim atë që ishte e qartë”, tha Trump.

Mesazhi i Trumpit u pasua nga zbulimi i vulës së Ambasadës amerikane, ceremoni e udhëhequr nga Ivanka Trump, vajza dhe këshilltarja e afërt e presidentit amerikan. Fjalimi në podium ishte rezervuar për një tjetër person të familjes së madhe presidenciale.

“Kur presidenti Trump bën një premtim, ai e mban. I treguam botës se mund të keni besim te Shtetet e Bashkuara. Ne qëndrojmë përkrah miqve dhe aleatëve”, tha Kushner.

Kushner foli edhe për paktin, sipas tij të rrezikshëm dhe të gabuar, me Iranin, që Trump e braktisi vetëm pak ditë më parë, duke marrë duartrokitje nga turma.

“Kjo është një ditë e lavdishme, është historike. Presidenti Trump, duke njohur historinë ju keni shkruar historinë. Që të gjithë ne ju jemi mirënjohës. Ne jemi këtu dhe nuk do të shkojmë asgjëkundi”, tha Netanyahu.

***

SHBA hapi zyrtarisht ambasadën e saj në Izrael, e cila u zhvendos nga Tel Avivi në Jerusalem, raporton Reuters.

"Sot po hapim ambasadën e SHBA në Jerusalem," tha ambasadori i SHBA-së David Fredman në fillim të ceremonisë.

Image
Image

Dhunë në Gaza në prag të hapjes së ambasadës amerikane në Jerusalem, mbi 25 të vrarë

Të paktën 41 palestinezë janë vrarë dhe mbi 1,800 janë plagosur nga ushtria izraelite, pranë kufirit të Gazës më 14 maj, në ditën kur Shtetet e Bashkuara kanë hapur ambasadën amerikane në Jerusalem.

Lëvizja islamike Hamas, që udhëheq në Gaza prej vitit 2007, ka udhëhequr protesta masive për më shumë se gjashtë javë.

Mbi 50 persona janë vrarë që prej nisjes së protestave.

Shumica e dy milionë banorëve të këtij territori janë pasardhës të refugjatëve dhe protestat janë cilësuar si ‘Marshi i Madh i Rikthimit’.

Protestuesit po kërkojnë që të kthehen në shtëpitë e tyre, që tashmë janë në territorin e shtetit të Izraelit.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar po ashtu se të paktën 500 persona janë plagosur, shumica prej tyre kanë plagë nga armët e zjarrit – në protestat më 14 maj, që lidhen direkt me tranferimin e ambasadës amerikane në Jerusalem.

Një delegacion i Shtëpisë së Bardhë dhe zyrtarë izraelitë do të mblidhen në ceremoninë e inaugurimit,

Zyrtarë të lartë amerikanë do të jenë pjesë e ngjarjes së sotme, duke përfshirë Ivanka Trumpin, vajzën e presidentit amerikan, Donald Trump.

Presidenti Trump pritet të mbajë një fjalim përmes videolidhjes.

Përveç Ivanka Trumpit dhe burrit të saj Jared Kushner, që janë këshilltarë të lartë në Shtëpinë e Bardhë, pjesë e ceremonisë pritet të jenë edhe Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin dhe zëvendës-Sekretari i Shtetit, John Sullivan.

Image
Delegacioni amerikan në ceremoninë e 14 majit në Jerusalem

Bashkimi Evropian ka shfaqur kundërshti të hapur për këtë hap të ambasadës.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu u ka bërë thirrje të “gjitha shteteve t’i bashkohen vendimit të SHBA-së për bartje të ambasadave në Jerusalem”.

Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas e ka përshkruar vendimin e Trumpit si “shuplakë të shekullit”.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar më herët se Shtetet e Bashkuara e njohin Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

Palestinezët kërkojnë që Jerusalemi Lindor të jetë kryeqyteti i shtetit të tyre në të ardhmen.

Izraeli ka aneksuar pjesën lindore dhe ka deklaruar të gjithë qytetin si kryeqytet, ndonëse një vendim i tillë nuk është njohur nga komuniteti ndërkombëtar.

Vendimi i Trumpit ka nxitur protesta të përgjakshme ndërkohë që 128 shtete e kanë dënuar hapin e tij në një votim në Asamblenë Gjenerale të Kombeve të Bashkuara.

Konsullata momentale do të shërbejë si lokacion i ambasadës pasi planet janë në realizim e sipër për krijimin e një ndërtese të përhershme në një pjesë tjetër të Jerusalemit.

Ngjarja e sotme përkon me festimet e Ditës së Jerusalemit, një festim vjetor që shënon “ribashkimin” e qytetit pas luftës gjashtëditore më 1967.

Statusi i Jerusalemit përbën zemrën e konfliktit në mes të Izraelit dhe Autoritetit Palestinez.

Sovraniteti i Izraelit për Jerusalemin nuk njihet ndërkombëtarisht dhe sipas marrëveshjeve të paqes në mes të izraelitëve dhe palestinezëve më 1993, statusi i këtij qyteti duhet të diskutohet në fazat e ardhshme të paqes.

Një ditë pasi Izraeli shënon përvjetorin e shtetësisë, palestinezët përkujtojnë atë që e quajnë Nakba ose Katastrofa, duke iu referuar largimit të qindra mijëra personave nga shtëpitë e tyre nga territori që sot administrohet nga Izraeli.

Përndryshe 14 maji shënon edhe 70-vjetorin e krijimit të Izraelit.

Tensione në Gaza para hapjes së ambasadës amerikane në Jerusalem

Së paku 12 palestinezë janë qëlluar për vdekje në Gaza nga trupat izraelitë, në një nga përplaset më të përgjakshme në disa javë.

Këto pamje kanë ardhur para hapjes kontraverse te ambasadës së Amerikës në Jerusalem, që ka zemëruar palestinezët, pasi e shohin këtë si përkrahje të Amerikës që Izraeli ta ketë qytetin nën udhëheqje.

Zyrtarë të lartë amerikanë do të marrin pjesën në hapjen e ambasadës, duke përfshirë edhe vajzën e presidentit Trump, Ivanka Trump.

Udhëheqësit islamik të Gazës, Hamasi, kanë mbajtur protesta të mëdha në gjashtë javët e fundit.

Ministra e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi ka bërë të ditur se në mesin e të vrarëve është edhe një 14 vjeçar, ndërsa 500 persona kanë mbetur të lënduar, raporton BBC.

Më shumë se 50 palestinezë kanë vdekur që prej fillimit të protestave.

Hapja e kësaj ambasade po shihet si shumë kontraverse sepse statusi i Jerusalemit është në qendër të konfliktit në mes të Izraelit dhe Palestinës.

Sovraniteti i Izraelit mbi Jerusalem nuk është i njohur ndërkombëtarisht, dhe sipas një traktati të paqes të nënshkruar në vitin 1993 në mes të Izraelit dhe Palestinës, statusi përfundimtar i Jerusalemit mbetet për diskutim në fazat e mëvonshme të bisedimeve për paqe.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat